LAJMI I FUNDIT:

Hoti takon analistin amerikan: Në Kosovë nuk ka vend për një qeveri që sanksionohet nga aleatët

Hoti takon analistin amerikan: Në Kosovë nuk ka vend për një qeveri që sanksionohet nga aleatët

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me ekspertin amerikan, Edward P. Joseph.

Hoti në këtë takim i ka thënë ish-zëvendësshefit të misionit të OSBE-së në Kosovë se “në Kosovë nuk ka vend për një Qeveri që sanksionohet nga aleatët euroatlantikë” ngase sipas tij, Kosova ka relacione ekzistenciale me perëndimin, e jo vetëm diplomatike.


“Takim dhe bisedë shumë miqësore dhe informuese me Edward P. Joseph nga SHBA, analist me përvojë të gjatë i politikës së jashtme dhe ekspert me përvojë për Ballkan. Perspektiva e tij për zhvillimet aktuale në rajon është interesante”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se Kosova gjithmonë ka zhvilluar dialog dhe është dakorduar me aleatët për hapat e nevojshëm, gjithmonë në funksion të integrimit euroatlantik.

Hoti publikon shifrat e shpenzimeve: Me këtë qeverisje Kosova do të pësojë kolaps ekonomik
Lexo po ashtu Hoti publikon shifrat e shpenzimeve: Me këtë qeverisje Kosova do të pësojë kolaps ekonomik

Sipas tij, Kosova ka bërë progres në të kaluarën, vetëm për shkak se ka bërë politikë të mençur e të koordinuar me aleatët.

Ndër të tjera, ai ka thënë se për dallim nga Serbia, Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit euroatlantik dhe as nuk dëshiron të ndjekë rrugë tjetër.

“Në Kosovë nuk ka vend për një Qeveri që sanksionohet nga aleatët euro-atlantik, ngase Kosova ka relacione ekzistenciale me perëndimin, e jo vetëm diplomatike”.

Ndryshe, si Bashkimi Evropian ashtu edhe SHBA kanë paralajmëruar masa ndaj Kosovës, nëse nuk ndërmerren hapa për de-eskalimin e situatës në veri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori