Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka mbledhur 63 milionë euro më shumë se vitin e kaluar gjatë periudhës janar-prill 2016.
Sipas Hotit, gjatë kësaj periudhe kohore, të hyrat në Doganë janë rritur për 22.5 për qind, ndërsa në Administratën Tatimore të Kosovës për 7.1 për qind.
Hoti, në Facebook ka thënë se rritja vjen si rezultat i masave të ndërmarra nga Dogana dhe ATK për ngushtimin e hendekut tatimor, si dhe nga aktiviteti i shtuar ekonomik.
Shënimi i plotë i Hotit:
Gjatë periudhës Janar-Prill 2016, mblidhen 63 mil euro më shumë se vitin e kaluar
Gjatë periudhës Janar-Prill 2016, të hyrat në Doganë u rritën me 22.5% ndërkaq në ATK me 7.1%. Në total, janë mbledhur 63.3 mil euro më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje vjen si rezultat i masave të ndërmarra nga Dogana dhe ATK për ngushtimin e hendekut tatimor dhe nga aktiviteti i shtuar ekonomik në vend. Të dhënat tregojnë se kemi pasur rritje të vlerës dhe sasisë së importit, që reflektojnë rritjen e kërkesës agregate në vend. Rritja e të hyrave të ATK-së ka ardhur nga rritja e tatimit në korporata për kompanitë e mëdha. Përgëzoj punën e të gjithë zyrtarëve doganorë dhe tatimorë. Në veçanti, përgëzoj ekipet antikontrabandë që me përkushtim janë duke i mbyllur mundësitë e kontrabandës dhe evazionit fiskal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City