LAJMI I FUNDIT:

Hoti i reagon Kurtit: Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara”

Hoti i reagon Kurtit: Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj një raporti të Bankës Botërore, të cilin e ka bërë publik kryeministri aktual Albin Kurti, i cili ka thënë se krahasuar me 10 vite më parë Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind.

Hoti, ka thënë se sipas këtij raporti, “Kosova qenka zhvilluar nga ‘regjimet e kaluara’ e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit”.


“Banka Botërore po thotë se: ‘Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 për qind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë’. Këtë të vërtetë tani po e pranojnë majtistët në pushtet”, ka thënë Hoti, përmes një postimi në Facebook.

“Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga ‘regjimet e kaluara’ e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit. Mashtrimet e opinionit po marrin fund. E vërteta mbizotëron gjithmonë”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Kurti për raportin e Bankës Botërore: Krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind
Lexo po ashtu Kurti për raportin e Bankës Botërore: Krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind

Ndryshe, Kurti duke komentuar raportin e Bankës Botërore, është shprehur se janë rritur për 50 për qind të ardhurat për kokë banori.

“Lavdërime të larta për Kosovën nga Banka Botërore këtë javë. Sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50 për qind dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind, pra ‘duke tejkaluar vendet e njëjta me të ardhura të ngjashme për frymë’”, shkruan Kurti në Twitter. /Telegrafi/