LAJMI I FUNDIT:

Kurti për raportin e Bankës Botërore: Krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind

Kurti për raportin e Bankës Botërore: Krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se krahasuar me 10 vite më parë Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind.

Kurti duke komentuar raportin e Bankës Botërore, është shprehur se janë rritur për 50 për qind të ardhurat për kokë banori.


“Lavdërime të larta për Kosovën nga Banka Botërore këtë javë. Sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vite më parë, Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50 për qind dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35 për qind, pra ‘duke tejkaluar vendet e njëjta me të ardhura të ngjashme për frymë'”, shkruan Kurti në Twitter.

Ndryshe, sipas BB-së, brenda dekadës së fundit, vendi ynë ka shënuar progres të qëndrueshëm ekonomik.

“Gjatë dekadës së fundit, Kosova ka shënuar progres të qëndrueshëm ekonomik, me rritje prej afro 50 për qind të të ardhurave për frymë dhe ulje prej 35 për qind të shkallës së varfërisë”, thekson raporti.

Ajo ka kryer me sukses tranzicionin nga modeli i rritjes së bazuar në varësi të lartë nga flukset hyrëse të ndihmës së huaj, duke lënë pas vendet homologe me të ardhura të ngjashme për frymë, falë zgjerimit të vazhdueshëm të konsumit dhe investimeve, me shtysë të fortë nga flukset hyrëse të diasporës, investimet publike në infrastrukturë dhe thellimi financiar, në kushtet e një gjendjeje të qëndrueshme fiskale dhe një mjedisi me inflacion të ulët”, shton BB-ja.

Strategjia e re e Bankës Botërore thotë se mbështet konkurrueshmërinë për krijim e vendeve të punës në Kosovë
Lexo po ashtu Strategjia e re e Bankës Botërore thotë se mbështet konkurrueshmërinë për krijim e vendeve të punës në Kosovë

Megjithatë, përkundër një dekade progresi, Banka Botërore thekson se papunësia dhe varfëria mbeten të larta. /Telegrafi/