LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria është pa legjitimitet demokratik, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Hoti: Qeveria është pa legjitimitet demokratik, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se ka gjashtë muaj që Kuvendi i Kosovës është jo funksional dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të ri-vendosur rendin demokratike.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se pasojat për shtetin e Kosovës janë të mëdha çdo ditë që vazhdon kjo qeverisje jo legjitime.


Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:

“Ka gjashtë muaj që Kuvendi i Kosovës është jo funksional. Plot seanca janë të hapura me dhjetëra pika të rendit të ditës të papërfunduara. Koalicioni PAN e ka humbur shumicën parlamentare. Qeveria e Kosovës funksionon pa legjitimitet demokratik. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të ri-vendosur rendin demokratik.

Pasojat për shtetin e Kosovës janë të mëdha çdo ditë që vazhdon kjo qeverisje jo legjitime. Proceset kryesore në vend po ngecin. Dialogu është marrë në duart e një personi që po vepron jashtë kompetencave kushtetuese.

Qeveria dhe institucionet e ndërlidhura me të janë kthyer në shërbim të interesave të partive në pushtet”, shkruan Hoti. /Telegrafi/