LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Po zbatojmë kontratën kolektive për përvojën e punës

Hoti: Po zbatojmë kontratën kolektive për përvojën e punës

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar kontratën kolektive tash e një vit për të punësuarit në sektorin publik.

“Në vitin 2015, janë pagur rreth 31 milion euro për përvojën totale të punës për të punësuarit në sektorin publik. Si rezultat, rrogat më 2015 janë rritur mesatarisht 7%. Kjo rritje e pagave është reflektuar në rritje të plotë të fuqisë blerëse, pasi viti 2015 u karakterizua me rënie të çmimeve të konsumit prej -0.5% (sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës”, ka shkruar Hoti.


Ky është postimi i plotë i Hotit:

Qeveria zbaton kontratën kolektive për përvojën e punës

U bënë një vit prej se Qeveria Mustafa ka filluar së zbatuari kontratën kolektive për pagesën e përvojës së punës për të punësuarit në sektorin publik.

Në vitin 2015, janë pagur rreth 31 milion euro për përvojën totale të punës për të punësuarit në sektorin publik. Si rezultat, rrogat më 2015 janë rritur mesatarisht 7%. Kjo rritje e pagave është reflektuar në rritje të plotë të fuqisë blerëse, pasi viti 2015 u karakterizua me rënie të çmimeve të konsumit prej -0.5% (sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës).

Të premten, më 29 prill 2016, në përputhje me kontratën kolektive, Ministria e Financave ka paguar rrogat me rritje prej 0.5% edhe për një vit shtesë të përvojës së punës. Shuma totale gjatë këtij viti që do të paguhet për përvojën e punës është rreth 2.6 milion euro.

Unë falënderoj sindikatat për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin e treguar gjatë kësaj periudhe. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin për të quar përpara dialogun social. Këshilli Ekonomik-Social është shndërruar në një organizëm të rëndësishëm konsultativ, ku zhvillohen politikat sociale dhe avancohet agjenda sociale në përputhje me praktikat më të mira të bashkëpunimit në mes të punëdhënësve dhe punëmarrësve, me Qeverinë si palë ndërmjetësuese.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori