Parlamenti Evropian (PE) do të dërgojë një delegacion të euro deputetëve në Beograd dhe Prishtinë nga data 27 shkurt deri më 2 mars për të vlerësuar situatën politike dhe për të vlerësuar marrëdhëniet e Bashkimit Evropian me Serbinë dhe Kosovën.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Afrim Hoti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vizita mund të interpretohet me tone pozitive, sidomos kur vjen nga Parlamenti Evropian (PE).
Sipas tij, Parlamenti Evropian (PE) është i vetmi institucion i Bashkimit Evropian (BE) që e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Hoti potencoi se vizita mund të shërbej si hapje e shtigjeve dhe largim i barrierave të ndryshme që shtetet kanë mes vete para se ato të bëhen pjesë e BE-së.
“Si vizitë mund të interpretohet me tone pozitive, sidomos kur vjen nga një institucion që të paktën për Kosovën ka pozicion të ndarë. Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i Bashkimit Evropian që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe që në mënyrë të zëshme bën thirrje për agjendë të saktë dhe të qartë të Kosovës në anëtarësim. Kur ata vizitojnë Ballkanin mendoj që mesazhi kryesor është kjo pjesë e Evropës është e pa alternativ në kuptimin e gjetjes së vendit të këtyre shteteve në BE. Vizita po ashtu mund të shërbej si hapje e shtigjeve dhe largim i barrierave të ndryshme që shtetet kanë mes vete para se ato të bëhen pjesë e BE-së. Këtu e kam fjalën për storien mbase të vetmen, pasi kjo lidhet me raportin e Kosovës dhe Serbisë dhe raportet e fundit që lidhet me vazhdimin e dialogut”, ka thënë Hoti.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, po ashtu u shpreh se vizita e tyre do të përdoret si shans i mirë për t’ju bërë thirrje akterëve politik që të përgatiten dhe të hiqen pengesat e tyre, që të filloj vazhdimi i dialogut.
I pyetur se a do të kenë eurodeputetët tone të ashpra në Kosovë, ashtu siç ka rezultuar në vizitën që ia bën sot Shqipërisë, ai tha: “ Nuk kam dilemë që thirrja e BE-së, nuk mund të interpretohet dhe nuk duhet të shihet asnjëherë si lloj ftese e butë por duhet të jetë e tillë që integrimi është i pa alternativ dhe ky integrim nuk nënkupton dhënie të koncesioneve, por plotësim strikt të kritereve që përcakton BE-ja dhe në këtë pikë Shqipëria ka problem serioz në dialogun e brendshëm politik, i cili po shihet që ditët e fundit po eskalon. Këto tone mendoj që reflektojnë në pozitën e BE-së, nëse Shqipëria mendon të integrohet në BE, duhet të ulet në tryezën e bisedimeve të brendshme të dërgoj çështje përpara”.
Hoti po ashtu theksoi se të gjithë akterët ndërkombëtar i kanë bashkërenduar veprimet e veta për Kosovën.
“Kam përshtypjen që të gjithë akterët ndërkombëtare i kanë bashkërenduar veprimet e veta. Kohë më parë problematika e vetme lidhej me problemin e Maqedonisë veriore dhe të Greqisë sepse një marrëveshje e tillë ishte parakusht për ecje më tutje të Maqedonisë në NATO dhe BE-së. Tashmë ai projekt konsiderohet i mbyllur dhe si duket reflektorët ndërkombëtar janë rikthyer tek problematika e Kosovës. Në këtë dritë shoh përpjekjet evropianëve dhe amerikanëve që ta ristrukturojnë dialogun në kuptimin e heqjes së problemeve dhe që kanë para vetes lidershipet në Serbi dhe Kosovë që me shpresë me mbështetjen e dy akterëve tanë amerikanë dhe evropian deri në fund të vitit ta kemi atë që po presim marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, tha ndër të tjera, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti.
Ndryshe, më 29 nëntor të vitit të kaluar, Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta për Serbinë dhe Kosovën. Në këto rezoluta, euro deputetët kanë mirëpritur angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë në rrugën e integrimit në BE, megjithëse gjithashtu i kanë kërkuar autoriteteve të rritin përpjekjet për reforma në sundimin e ligjit, të intensifikojnë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të vazhdojnë me reformat e administratës publike të vendit”, thuhet në njoftimin për media.
Sa i përket Kosovës, euro deputetët kanë mirëpritur miratimin e legjislacionit të kohëve të fundit, por kanë shprehur shqetësim për mungesën e konsensusit ndërpartiak dhe polarizimin e vazhdueshëm politik, që vazhdon të ndikojë negativisht në rrugën e reformës së qëndrueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën