LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Nuk do të ketë drejtësi për kategoritë e dala nga lufta, derisa nuk dalin listat e pjesëtarëve të vërtetë të UÇK-së

Hoti: Nuk do të ketë drejtësi për kategoritë e dala nga lufta, derisa  nuk dalin listat e pjesëtarëve të vërtetë të UÇK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se asnjëherë nuk do të vendoset drejtësi për katogoritë e dala nga lufta pa i nxjerrë sipas tij, Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës listat e pjesëtarëve të vërtetë të UÇK-së.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se vetëm kur ato lista të bëhen publike, ushtarët e vërtetë do të marrin vlerësimin e merituar, raporton Telegrafi.


“Dhe do të dalin sheshit motivet kriminale e politike të fryrjes së numrit të veteranëve e invalidëve të luftës. Deri atëherë, taksat e qytetarëve të varfër të Kosovës do të shpenzohen padrejtësisht”, ka shtuar Hoti.

Ai ka theksuar se LDK-ja e mbështetë fuqishëm ndriçimin e plotë të këtij procesi, në mënyrë që të garantohet sipas tij, paprekshmëria e pastërtisë së kauzës çlirimtare të luftëtarëve të UÇK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori