LAJMI I FUNDIT:

Hoti: ‘Mini Shengeni’ nuk është në interesin e Kosovës, favorizon ekonomikisht vendet që kufizohen me BE-në

Hoti: ‘Mini Shengeni’ nuk është në interesin e Kosovës, favorizon ekonomikisht vendet që kufizohen me BE-në

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avduallh Hoti, ka numëruar disa arsye se pse “Mini Shengeni” ballkanik nuk është në interesin e Kosovës dhe të shumicës së vendeve të rajonit.

Hoti me anë të shkrimi në Facebook, fillimisht thotë se ky projekt është një modalitet tjetër i Unionit Doganor Ballkanik, të cilin Kosova e kishte refuzuar në vitin 2016, duke shtuar se i favorizon ato vende që kufizohen me BE-në.


“Favorizon ekonomikisht shtetet e Ballkanit që kufizohen me shtete anëtare të BE-së përmes politikës së taksave, ndërkaq Kosova nuk ka asnjë kufi me BE-në”, shkruan Hoti, përcjell Telegrafi.

Bizneset kosovare kundër "Mini Shengenit" ballkanik
Lexo po ashtu Bizneset kosovare kundër "Mini Shengenit" ballkanik

Shkrimi i plotë i Hotit

Minishengeni ballkanik është një modalitet tjetër i Unionit Doganor Ballkanik, të cilin e kemi refuzuar në vitin 2016. Ja disa arsye pse ky projekt nuk është në interesin e Kosovës dhe të shumicës së vendeve në regjion:

1. Ia pamundëson Kosovës të vendosë kontrolle (tarifa, apo reciprocitet të plotë) për mallra që e çrregullojnë tregun e Kosovës, në radhë të parë ndaj Serbisë dhe Bosnjës si dy vende që nuk e njohin Kosovën dhe e pengojnë në çdo formë.

2. Mundëson lëvizje të papenguar për zyrtarë serbë që vijnë në Kosovë për fushatë politike kundër shtetit të Kosovës, pa pasur mundësi të ndalen në kufi për shkak të “lëvizjes së lirë” pa leje paraprake që mundëson minishengeni.

3. E de-faktorizon Kosovën politikisht dhe ekonomikisht në kontekst të marrëdhënieve rajonale, pasi marrëveshja nënkupton delegimin e fuqisë shtetërore në minishengen.

4. Favorizon ekonomikisht shtetet e Ballkanit që kufizohen me shtete anëtare të BE-së përmes politikës së taksave, ndërkaq Kosova nuk ka asnjë kufi me BE-në.

5. Krijon mundësi për invazion të mallrave nga Rusia dhe vendet e zonës ekonomike ruse për shkak se Serbia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë.

6. Si vendi me popullsinë dhe me ekonominë më të madhe në rajon, Serbia përmes kësaj ideje tenton ta mbajë sa më gjatë regjionin e Ballkanit jashtë Bashkimit Evropian, në pritje të krijimit të balanceve të tjera gjeopolitike me rol të shtuar të Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

Ekonomi
Kalo në kategori