LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kujt do t’i paguhen 1.2 milion euro për anëtarësim në Interpol

Hoti: Kujt do t’i paguhen 1.2 milion euro për anëtarësim në Interpol

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka pyetur se kujt do t’i jepen 1.2 milion euro për të të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Hoti këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.


Ai ka thënë se ndarja e kësaj shume për lobim në Interpol, është e panevojshme, sepse janë qeveritë e vendeve anëtare të Interpolit janë ato sipas tij, që votojnë për pranim të një vendi të ri në këtë organizatë.

“Nëse mendon dikush se mund të fshihet pas vendimeve të Qeverisë për të ndarë taksa të qytetarëve nëpër botë pa asnjë lloj transparence e ka gabim. Taksat e qytetarëve nuk mund të shpërdoren kështu. Llogari do të kërkohet nga secili, herë do kur”, ka shkruar Hoti.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së:

Kujt do t’i paguhen 1.2 mil euro për anëtarësim në Interpol?

Në fund të vitit të kaluar, Qeveria Haradinaj bëri një gabim trashanik duke e tërhequr aplikimin e Kosovës në Interpol. Çdo gjë ka qenë e aranzhuar që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit, bashkë me disa vende.

Ndërkaq, tash Qeveria ndan 1.2 milionë euro për lobim për anëtarësim në Interpol, sikur kjo të ishte organizatë biznesore private. Janë qeveritë e vendeve anëtare të Interpolit ato që votojnë për pranim të një vendi të ri në këtë organizatë. Prandaj, kujt do t’i paguhen këto mjete?

Nëse mendon dikush se mund të fshihet pas vendimeve të Qeverisë për të ndarë taksa të qytetarëve nëpër botë pa asnjë lloj transparence e ka gabim. Taksat e qytetarëve nuk mund të shpërdoren kështu. Llogari do të kërkohet nga secili, herë do kur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori