LAJMI I FUNDIT:

Hoti kritika për Kurtin e Osmanin: Mirë që dënuan sulmet ndaj Izraelit, por është mungesë respekti që ende s’kemi ambasador atje

Hoti kritika për Kurtin e Osmanin: Mirë që dënuan sulmet ndaj Izraelit, por është mungesë respekti që ende s’kemi ambasador atje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka përshëndetur deklaratat e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, të cilët e dënuan sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Por ish-kryeministri ka thënë se është mungesë respekti nga Kosova ndaj këtij vendi, fakti që ende s’ka ambasador atje.


Hoti shkroi në një postim në Facebook se po ndihet keq për faktin se qe 3 vjet prej kur Kosova mori njohjen nga Izraeli, atje përfaqësohet me të ngarkuar me punë, dhe jo ambasador shteti.

Osmani dënon sulmin ndaj Izraelit – kërkon që të ketë mbizotërim të paqes
Lexo po ashtu Osmani dënon sulmin ndaj Izraelit – kërkon që të ketë mbizotërim të paqes

“Kjo është mungesë respekti e krerëve të shtetit të Kosovës ndaj njohjes që na erdhi direkt nga Shtëpia e Bardhë pas vitesh mungese të njohjeve. Kjo është mungesë respekti ndaj shumë marrëveshjeve që Izraeli ka nënshkruar me Kosovën pas shkëmbimit të misioneve diplomatike në shkurt 2021”, shkroi Hoti.

Sulmi me dronë nga Irani drejt Izraelit, Kurti: Paraqet rrezik për destabilizimin e gjithë rajonit
Lexo po ashtu Sulmi me dronë nga Irani drejt Izraelit, Kurti: Paraqet rrezik për destabilizimin e gjithë rajonit

“Këta që më shanin në Kuvend për një marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e hidhnin dyshime për validitetin e kësaj njohjeje që erdhi direkt nga Shtëpia e Bardhë, duhet të tregojnë respekt e mirënjohje pë aleatët e Kosovës. Pa ta Kosova mbetet e izoluar, pa zhvillim, pa integrime euro-atlantike”, shtoi ish-kryeministri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori