LAJMI I FUNDIT:

Hoti konfirmon votën e LDK-së pro demarkacionit me Malin e Zi

Hoti konfirmon votën e LDK-së pro demarkacionit me Malin e Zi

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se 27 votat e deputetëve të LDK-së janë në favor të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ‘keqinterpretimi’ i qëllimshëm që disa medie po i bëjnë postimit të deputetit Ramiz Kelmendi është përpjekje e kotë për zhvendosjen e vëmendjes nga pamundësia e koalicionit qeverisës për t’i siguruar të gjitha votat e shumicës së brishtë parlamentare.


Kelmendi: Ligji për Demarkacionin, mollë sherri për demokracinë dhe gjeneratat e ardhshme
Lexo po ashtu Kelmendi: Ligji për Demarkacionin, mollë sherri për demokracinë dhe gjeneratat e ardhshme

Lexoni të plotë postimin e Hotit:

“27 votat e deputeteve te LDK-se janë në favor të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. ‘Keqinterpretimi’ i qëllimshëm që disa medie po i bëjnë postimit të deputetit Ramiz Kelmendi është përpjekje e kotë për zhvendosjen e vëmendjes nga pamundësia e koalicionit qeverisës për t’i siguruar të gjitha votat e shumicës së brishtë parlamentare.

Koalicionit qeverisës i takon t’i siguroj 62 vota. Nuk mund të arsyetohen me refuzimin e deputetëve serbë, për shkak se me votat e tyre e mbajnë në këmbë qeverinë e brishtë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori