LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ferronikel është klubi më i organizuar në Kosovë

Hoti: Ferronikel është klubi më i organizuar në Kosovë

Futbollistët e kampionit në fuqi të Kosovës, Ferronikeli, me bindje të plotë thonë se janë dukshëm më të mirë se futbollistët e skuadrave të tjera. Kjo, siç thonë ata, i favorizon në garën për titull të kampionit.

Skuadra nga Drenasi pas xhiros së 25-të prin në klasifikim dhe ka epërsi të pikëve ndaj Hajvalisë e Llapit që mbajnë pozitat dy e tre dhe që kanë paralajmëruar se titullin do ta kërkojnë deri në fund. Ferronikeli prin me 50 pikë, Hajvalia i ka 45 pikë, kurse Llapi 40 pikë.


Synim i futbollistëve të Ferronikelit është që çështjen e titullit të kampionit ta kryejnë disa javë pa përfunduar edicioni. Ata nuk dëshirojnë që kampioni të përcaktohet në ndeshjen e fundit që e luajnë pikërisht kundër Hajvalisë, prej së cilës e shohin edhe rrezikun më të madh, shkruan Koha Ditore.

Kapiteni i Ferronikelit, Fidan Gërbeshi, thotë se ekipit të tij nuk i intereson se ku do të festohet titulli, por vetëm që festa të jetë e tyre.

“Qëllimi ynë është të dalim kampion, nuk është me rëndësi se në cilin stadium do të shpallemi, sepse ne kemi ekipin më të mirë në Superligë. Sa i përket garës mund të ndodhë gjithçka, edhe të caktohet titulli në ndeshjen e fundit. Asgjë nuk është e sigurt, edhe pse dëshira jonë është që ta përfundojmë çështjen e fituesit të titullit më herët”, ka thënë Gërbeshi.

Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe tetë xhiro, pra në lojë janë edhe 24 pikë.

Një nga sulmuesit më në formë te Ferronikeli, por edhe në Superligë, Mendurim Hoti, thotë se ekipi i tij do të shpallet kampion disa javë pa u zhvilluar ndeshja e fundit në Kizhnicë kundër Hajvalisë.

“Mendoj se do të shpallemi kampion më herët, edhe pse pesë pikë nuk janë shumë. Futbollit nuk i dihet. Jemi klubi më i organizuar në Kosovë, kemi ekipin më të mirë në Superligë. Ekipi që mund të na ndjekë deri në fund është Hajvalia, por deri në fund nuk do të dihet asgjë”, ka thënë Hoti.

Në xhiron e ardhshme, më 17 prill, Ferronikeli luan në udhëtim me Vushtrrinë që po lufton për të mbetur në elitë. Hajvalia në derbi përballet në udhëtim me Prishtinën.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori