LAJMI I FUNDIT:

Hodgson: Ja pse nuk e ftova Drinkwater

Hodgson: Ja pse nuk e ftova Drinkwater

Roy Hodgson thotë se nuk e ftoi mesfushorin Danny Drinkwater në Euro 2016 vetëm për shkak të talentit Marcus Rashford.

Drinkwater ka pasur një sezon mbresëlënës me Leicester-in sezonin e kaluar, ndërsa edhe Rashford si 18 vjeçar debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme.


”Ishte e vështirë ta lija Drinkwater jashtë skuadrës, por mua më duhej një lojtar më sulmues dhe në mend më ra Rashford”, zbuloi Hodgson.

Kombëtarja angleze ka publikuar emrat e lojtarëve që do të marrin pjesë në evropianin e futbollit France 2016. /Telegrafi/