Hodgson 60 milionë për transferime

Daily Star shkruan se Hodgson mund të harxhojë 30 milionë në afatin kalimtar të janarit, pasi klubi shijon një shtytje me pronarët e rinj amerikanë. 30 milionë funte të tjera do të jenë të gatshme për afatin kalimtar të verës dhe Hodgson ka vënë si cak përforcimet në repartin e mbrojtjes.
“Dua të sigurohem se paratë, çfarëdo qoftë sasie, t’i harxhoj me mençuri. Kjo sepse në fillim të sezonit të ri dua të kem një ekip të ri i cili beson se mund të japë një hov të mirë. Ne po përpiqemi të vëzhgojmë lojtarët e niveleve më të larta dhe shpresojmë se mund t’ia lejojmë vetes [t’i transferojmë] ata”, ka thënë Hodgson. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/10/2010












































