LAJMI I FUNDIT:

Historia që përloti botën, “Miss Tajlanda” veshi një fustan të bërë me kanaçe në shenjë mirënjohje për prindërit

Historia që përloti botën, “Miss Tajlanda” veshi një fustan të bërë me kanaçe në shenjë mirënjohje për prindërit
Foto: Anna Sueangam-iam/Instagram

Konkursi i “Miss Universe” filloi këtë javë me konkursin paraprak – dhe një konkurrente tashmë ka pushtuar titujt kryesorë të të gjitha mediave.

“Miss Tajlanda”, Anna Sueangam-iam, mahniti publikun e veshur me një fustan të bërë me kanaçe, teksa njëherësh përloti mbarë shikuesit e spektaklit me historinë e saj shkruan Insider.


Tani fustani është bërë viral, duke grumbulluar më shumë se 150,000 pëlqime në rrjetin social Instagram, ku Sueangam-iam publikoi fotografinë për ndjekësit e saj.

Foto: Anna Sueangam-iam/Instagram

Ansambli i rinovuar – i cili u dizenjua nga marka “Manirat” dhe njihet si “Fustani i Fshehur i Çmuar i Diamantit” – kombinon pullat e aluminit të kanaçeve të gazit me kristalet “Swarovski”.

Ka gjithashtu një kuptim të fshehur në veshje. Detajet e kanaçes janë një lloj dedikimi për prindërit e saj.

“Ky fustan u frymëzua nga mjedisi i njohur i fëmijërisë sime”, ka shkruar ajo në Instagram. “Duke u rritur me prindër grumbullues plehrash dhe kanaçesh, jeta ime si fëmijë ishte mes grumbujve të mbeturinave dhe materialeve të riciklueshme. Ky fustan unik u bë qëllimisht me materiale të hedhura dhe të ricikluara, përkatësisht kanaçet për t’i paraqitur Universit atë që konsiderohet e pavlerë. Nga shumë njerëz në fakt posedon vlerën dhe bukurinë e vet. Faleminderit të gjithëve që e patë, e dëgjuat dhe shpresojmë që jeni mesazhi i vetëvlerësimit”, shkroi bukuroshja Anna në Instagram.

Foto: Anna Sueangam-iam/Instagram

“Edhe pse disa e quanin si ‘mbretëresha e bukurisë së plehrave’, kjo nuk e pengon kurrë të shkëlqejë si një perlë e çmuar”, shkruhet në një mbishkrim në faqen e Instagramit të “Miss Tajlandës”.

Sipas biografisë së saj zyrtare të dorëzuar në “Miss Universe”, Sueangam-iam, tani 24 vjeçe, lindi dhe u rrit në një lagje të varfër në Bangkok. Familja e saj më vonë e dërgoi në një tempull për ta mbrojtur nga një mjedis i pasigurt. Ajo u rrit mes murgeshave budiste dhe vaktet e saj përbëheshin kryesisht nga mbetjet e murgjve.

Foto: Anna Sueangam-iam/Instagram

“Në moshë të re, varfëria e diferencoi jetën e saj në shkollë nga fëmijët e tjerë, veçanërisht kostoja e shkollimit”, thuhet në biografinë e saj. “Për të mbuluar tarifat e shkollimit, asaj iu desh të mblidhte kanaçe, të dhuronte gjak çdo semestër, të mblidhte shishe plastike të mbeturinave dhe të pastronte banjat publike. Kjo përvojë e bëri atë të vërë në dyshim mundësinë e fëmijëve tajlandez për arsimim”.

Sueangam-iam tani shpreson të përdorë influencën e saj për të përfaqësuar dhe përforcuar zërat e fëmijëve nga prejardhje të paprivilegjuar. Ajo aktualisht punon me një numër organizatash jofitimprurëse, duke përfshirë “Smile Train Thailand”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Pse u largua Gresa Pallaska nga seriali “Çka ka shpija”, flet për herë të parë Naser Rafuna

Magazina
Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Alesia Noka pjesë e një seriali turk, aktori i njohur Tolgahan Sayisman bën dedikimin për të: Zbulova një talent të ri shqiptar

Magazina
Kalo në kategori