LAJMI I FUNDIT:

Historia e të pastrehut merr kahje tjetër, dikur krenohej se si paratë e fundit ia kishte dhënë një vajze – tani është zbuluar e vërteta e hidhur (Foto/Video)

Historia e të pastrehut merr kahje tjetër, dikur krenohej se si paratë e fundit ia kishte dhënë një vajze – tani është zbuluar e vërteta e hidhur (Foto/Video)

I pastrehu nga Filadelfia e SHBA-ve, Johnny Bobbit, gjatë vitit të kaluar ishte bërë kryetemë e mediave botërore, kur 20 dollarët e fundit ia dhuroi një vajze. Ky rrëfim kishte prekur zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën, por tani është zbuluar e vërteta që deri më tani nuk e ka ditur askush.

Kate McClure kishte mbetur pa benzinë në mes të natës dhe nuk e dinte çfarë të bënte dhe kë ta telefononte. Aty e kishte takuar rastësisht Johnny i cili ia kishte blerë një kovë me benzinë, dhe ishte përkujdesur që ajo të kthehet e sigurt në shtëpi, transmeton Telegrafi.


Dhe për t’ia kthyer me të mirë atë çfarë kishte bërë ai për të, Kate kishte filluar të mbledh një shumë të majme të hollave për ta ndihmuar Bobbit-in, dhe kështu filloi platformën “GoFundMe” ku arriti të mbledh 400 mijë dollarë. Kështu me ato para filloi një jetë të re. Megjithatë, tani është zbuluar se çfarë fshihet prapa këtij “veprimi bujar”.

Johnny, Kate dhe i dashuri i saj Mark D’Amico, kishin “zier” një plan se si të mbledhin së bashku paratë. Kështu e shpikën një rrëfim kinse Kate ishte në telashe gjatë një nate, dhe mjaftoi që ta fillojnë kampanjën e mbledhjes së parave, por doli që nuk e kishin menduar mirë në detaje rrëfimin.

I mbeti vetura pa benzinë në mes të rrugës, i pastrehu i dhuroi paratë e fundit për derivat – ajo më pas e shpërbleu në mënyrën më të mirë (Foto/Video)
Lexo po ashtu I mbeti vetura pa benzinë në mes të rrugës, i pastrehu i dhuroi paratë e fundit për derivat – ajo më pas e shpërbleu në mënyrën më të mirë (Foto/Video)

Tani që të tre janë të arrestuar dhe pritet të gjykohen për vjedhje dhe mashtrim. Është konstatuar se ata njiheshin prej kohësh para se rrëfimi i tyre të bëhej kryelajm i mediave botërore.

Gjithashtu në korrik të këtij viti, Bobbit kishte deklaruar kinse çifti e kishin mashtruar. Asokohe pretendonte se ata kishin mbledhur paratë për të, por se ai nuk kishte pasur qasje në to dhe se ka marrë vetëm një pjesë të vogël të tyre. D’Amico kishte arritur ta bind se kinse do t’ia jep edhe pjesën tjetër në momentin që do të hiqte dorë nga droga.

Prej atij momenti rrëfimi i tyre filloi t’ju duket i dyshimtë shumë personave, duke bërë që edhe autoritetet e Filadelfisë të “kyçen në lojë”. Treshja nuk kanë qenë në gjendje t’i përgjigjen shumë pyetjeve të bashkëqytetarëve që ishin të gatshëm të dhurojnë shuma të caktuara të hollave, dhe kështu rrëfimi i tyre filloi të rrënohet si një kështjellë e punuar nga letrat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori