LAJMI I FUNDIT:

Historia e jashtëzakonshme e trajnerit të Kamerunit, Rigobert Song: Nga 40 raste si i tij, 30 vdesin

Historia e jashtëzakonshme e trajnerit të Kamerunit, Rigobert Song: Nga 40 raste si i tij, 30 vdesin

Kameruni po përgatitet për ndeshjen e parë ‘finale’ në Kampionatin Botëror, ku do të luajë  kundër Brazilit, ku skuadra afrikane do të tentojë të imitojë trajnerin e tyre, Rigobert Song, për ta bërë të pamundurën të mundur. 

Reklama

Song ishte një nga yjet më të ndritur të Kamerunit së bashku me ish-shokun e skuadrës Samuel Eto’o. Ish- mbrojtësi i Liverpoolit ka luajtur në katër Kupa Botërore si lojtar dhe aktualisht është duke u paraqitur në të pestën, por në rolin e trajnerit të Kamerunit.

I njohur për fuqinë e tij dhe lyerjen e flokëve dhe mjekrës si biond, Song u emërua si përzgjedhës i Kamerunit në shkurt të këtij viti duke zëvendësuar trajnerin portugez Toni Conceicao.

Song kishte një finale të fortë kundër Algjerisë, duke e ndihmuar Kamerunin të rezervojë vendin në Kupën e Botës 2022.

Tejkalimi i një goditjeje në tru

Ndërsa Song nuk është i panjohur për të kapërcyer situata të pamundura, pasi arritja e tij më e madhe deri më tani duhet të jetë rikuperimi i tij pas një goditjeje në tru që e pësoi në vitin 2016.

Song e pranon për L’Equipe se ishte qeni i tij që i shpëtoi jetën.

“Po shikoja televizor, por ndihesha shumë i lodhur. E lashë derën hapur sepse prisja një vizitor. Nëse do të ishte mbyllur, do të kishte mbaruar sepse familja ime ishte në Paris. Qeni im duhet të ketë ndjerë diçka dhe filloi të leh. Pastaj erdhi personi që prisja dhe më pa të shtrirë në dysheme”, tregon Song.

Ndërhyrja e Presidentit

Pas goditjes në tru, Song pati vështirësi për të siguruar vëmendjen e nevojshme spitalore që i nevojitej dhe falënderon presidentin e atëhershëm Paul Biya dhe familjen e tij për mbështetjen e tyre.

“Pa atë [Biya] ose gruan e tij, nuk do të isha këtu sot. Nuk mund të jem mjaftueshëm mirënjohës”.

“Presidenti i Kamerunit i tha familjes sime se ai do të kujdesej për gjithçka”, tregon Song.

Rastet si të tijat, shumë shpesh përfundojnë me fatalitet, pra 30 nga 40 raste.

Jeta e përtejme dhe takimi me të afërmit që kishin vdekur 

Në gjendjen e tij kome, Song thotë se kishte një sërë vizionesh që përfundimisht e ndihmuan të shërohej, duke përfshirë një takim me babanë e tij që vdiq kur Rigobert ishte ende fëmijë.

“Ishte si një ëndërr. U ribashkova me paraardhësit e mi. Babai im vdiq kur isha 9 vjeç, por e njoha. Më tha: “Çfarë po bën këtu? Duhet të kthehesh”.

“Më ka ndodhur me babanë e Alex Song dhe vëllain e madh të babait tim. Duke i dëgjuar ata, fillova të luftoja. Kisha forcë të pabesueshme dhe fillova të bërtas: Më lësho, më lësho!”, tregon ai.

Song do të shpresojë të rrënjos këtë nivel të qëndrueshmërisë te lojtarët e tij kur Kameruni të përballet me Brazilin më 3 dhjetor.

Kombi afrikan ka kaluar vetëm një herë në fazën e eliminimit direkt gjatë Kupës së Botës 1990 në Itali./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

La Liga
Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Serie A
Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Djokovic bën homazhe për terroristët e vrarë në Kosovë, kërkohet përjashtimi i përhershëm i tij nga tenisi

Tenis
Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

Ligat tjera
Paraqitje fantastike me gola që në start te Rapid Bukuresht - dyfishohet vlera e Albion Rrahmanit

Paraqitje fantastike me gola që në start te Rapid Bukuresht - dyfishohet vlera e Albion Rrahmanit

Ligat tjera
Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Tashmë ka një fajtor për katrahurën te Chelsea dhe ai nuk është Pochettino

Premier League
Kalo në kategori