LAJMI I FUNDIT:

Historia e 28-vjeçarit nga Shqipëria, që duket si 13 vjeçar (Video)

Historia e 28-vjeçarit nga Shqipëria, që duket si 13 vjeçar (Video)

Xhanin Feka është 28-vjeç, por duket vetëm si 13-vjeçar. Ai është rritur me problemet e talasemisë, mungesa e gjakut ka bërë që Xhanini të këtë probleme serioze me zhvillimin e trupit.

Peripecitë e tij nuk kanë të sosur, përveç sëmundjes i duhet të punojë pasi kempi i invaliditeti prej 103 mijë lekësh të vjetra nuk i mbulon shpenzimet e sëmundjes dhe të familjes.


“Në moshën 3-vjeçare prindërit e mi e kuptuan që unë kisha sëmundjen e talasemisë. Kam 25 vite që vuaj nga kjo sëmundje, gjithë problemi jonë është mungesa e gjakut gjë e cila ka ndikuar negativisht tek ne. Prandaj duhet një apel për të gjithë njerëzit në Shqipëri që të dhurojnë sa më shumë gjak”, thotë Xhanin Feka.

Çfarë pasojash serioze ka sjell për shëndetin tënd mungesa e gjakut?

“Pasoja kryesore është në mosformimin e trupit tim. Se unë vërtetë jam 28 vjeç, por fiziku im nuk e tregon moshën. Jam si 13-14 vjeç, por gjë e cila nuk më ka penguar të jem optimist për jetën”.

Por si reagojnë njerëzit për moshën e Xhaninit?

“Kur i them që jam 28 vjeç ndonjëherë e besojnë, e ndonjëherë nuk e besojnë, por tani me kartat e identitetit behët e besueshme kjo gjë”, shprehet Feka.

28-vjeçari ka përfunduar ciklin e studimeve të larta për agro-biznes, por që ende nuk është diplomuar për këtë arsye ai prej 6 vjetësh punon si operator kompjuterik. Ai na bën të ditur që të ardhmen nuk e shikon në Shqipëri, por në një vend ku trajtimi mjekësorë dhe ai social është më i mirë.

“Planet e mia në vazhdimësi janë në vendet e BE-së, sepse vetë sëmundja jonë jashtë shtetit ka më shumë përkujdesje”, thotë 28-vjeçari.

Çdo 21 ditë Xhanin duhet të marrë gjak për të vijuar jetën normalisht. Një dhurim i thjeshtë për të është ndihmë për të mos vuajtur pasojat e mungesës së gjakut. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori