LAJMI I FUNDIT:

I hiqet guri prej syrit pas më shumë se 50 vitesh – spanjollja thotë se mjekët ishin tallur me të

I hiqet guri prej syrit pas më shumë se 50 vitesh – spanjollja thotë se mjekët ishin tallur me të

Një grua që ka jetuar me një gur në sy për më shumë se 50 vjet, ka fituar një dëmshpërblim pasi pretendoi se ishte shmangur nga mbi 20 mjekë të ndryshëm.

Domi ishte vetëm tetëvjeçare në vitin 1965 kur po luante me një shati në një fushë dhe goditi një gur. Një pjesë e gurit “iu ngulit” në sy, duke i shkaktuar gjakderdhje të rëndë.


Ajo u dërgua te mjeku vendas, i cili dyshohet se nuk ka pranuar ta kontrollojë, raporton themirror.

Me kalimin e viteve, tani 62 vjeçarja tha se ajo ka vizituar mbi 20 mjekë, të cilët e kanë konsideruar situatën si asgjë për t’u shqetësuar, me disa që kanë vënë në dyshim shëndetin e saj mendor.

Nga mosha 14 deri në 18 vjeç, Domi tha se syri i saj u qetësua, por vizitat te mjekët kanë qenë gjithmonë të rregullta.

Ajo pësoi një episod të dhimbshëm në sy kur ishte 28 vjeçare, por pretendon se doktori dyshoi në shëndetin e saj mendor.

Në vitin 1996, mjekët kryen një skanim me ultratinguj dhe CT. Oftalmologu zbuloi diçka të çuditshme, por e vlerësuan gurin si një flluskë.

Megjithatë, guri më në fund u zbulua dhe u hoq në vitin 2019 gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në Badajoz, në jugperëndim të Madridit, Spanjë.

“Kam kaluar mbi 20 mjekë dhe të gjithë më trajtuan sikur të isha e çmendur. Secili ka analizuar raportin e mjekut të mëparshëm dhe ka vepruar në bazë të tij. Unë dilja nga zyra e tyre me lot në sy”, pohoi ajo.

Pas heqjes së gurit, Domi nisi procedurat ligjore kundër Shërbimit Shëndetësor të Extremadurës.

E gjithë situata u mbyll kohët e fundit kur një gjykatë në Caceres vendosi që Sekretari i Shtetit për Sigurinë (SES) të Spanjës duhet t’i paguajë asaj si kompensim 90 mijë euro. /Telegrafi/