LAJMI I FUNDIT:

Himarë, e godet skafi duke notuar; humb jetën pushuesi

Himarë, e godet skafi duke notuar; humb jetën pushuesi

Një pushues në Himarë ka humbur jetën duke notuar, pasi është goditur nga një mjet lundrues në det. Skafi goditi në pjesën e shpatullës dhe në kokë viktimën, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në Livadh. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, i cili humbi jetën në spital nga plagët e marra.