LAJMI I FUNDIT:

Hilary Swank bëhet nënë për herë të parë në moshën 48-vjeçare, sjell në jetë binjakë

Hilary Swank bëhet nënë për herë të parë në moshën 48-vjeçare, sjell në jetë binjakë

Hilary Swank zbuloi se ka sjellë në jetë binjakë – një djalë dhe një vajzë.

Aktorja e “Million Dollar Baby”, 48-vjeçare, ndau lajmin e lumtur të dielën me një imazh të ngrohtë duke mbajtur të porsalindurit në krahë.


“Nuk ishte e lehtë. Por djali (dhe vajza!) ia vlente. Gëzuar Pashkët”, ka shkruar nëna e re.

View this post on Instagram

A post shared by Hilary Swank (@hilaryswank)

Ylli – që njoftoi për herë të parë shtatzëninë e saj në tetor – dukej komode duke mbajtur foshnjat në krahë ndërsa ishte e mbështjellë me një rrobdeshambër të bardhë.

Shtatzënë dhe 48 vjeçare, Hilary Swank në formë të pëlqyer – për këtë mund t’i falënderojë disa aktivitete
Lexo po ashtu Shtatzënë dhe 48 vjeçare, Hilary Swank në formë të pëlqyer – për këtë mund t’i falënderojë disa aktivitete

Binjakët janë fëmijët e parë për yllin e “Alaska Daily” dhe bashkëshortin e saj të dytë, sipërmarrësin Philip Schneider, 45 vjeç.

View this post on Instagram

A post shared by Hilary Swank (@hilaryswank)

Aktorja po ashtu mori urime të shumta në rrjete sociale, duke qenë se vetëm në Instagram ndiqet nga mbi një milion njerëz.

Hilary dhe Philip Schneider u martuan në vitin 2018 dhe thuhet se u takuan për herë të parë në nëntor 2016.

View this post on Instagram

A post shared by Hilary Swank (@hilaryswank)

Lidhja e re e artistes erdhi pesë muaj pasi ajo i dha fund fejesës së saj tre-mujore me Ruben Torres.

Hilary në anën tjetër gëzon një karrierë të bujshme si aktore, e cila tanimë ka fituar edhe disa çmime ‘Oscar’. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Hilary Swank (@hilaryswank)