Hilary Swank është shtatzënë në moshën 48-vjeçare. Edhe pse aktorja është në pritje të binjakëve, ajo duket e mrekullueshme dhe është në formë të shkëlqyer.

Në një prononcim për Good Morning America, ka thënë se shtatzënia ishte diçka që donte prej kohësh.

Fituesja e dyfishtë i Oscarit është në formë të pëlqyer dhe po shkëlqen në shtatzëni. Nuk ka dyshim se aktiviteti i rregullt fizik ka kontribuar shumë në dukjen e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Hilary Swank (@hilaryswank)

Si fillim, Swank është mjaft e aftë për ngjitje nëpër shkëmbinj dhe lundrim me kajak. Ajo është një aventuriere e vërtetë që ndan edhe zakonet e saj të shëndetshme të fitnesit përmes Instagramit.

Reklama

Të premteve, aktorja publikon përmbajtje që janë pjesë e serisë së saj, “#FitnessFriday”, ndaj ka treguar edhe se ngre pesha.

Reklama

Ajo është rritur në veriperëndim të SHBA-ve, andaj alpinizmin e konsideron si relaksues.

View this post on Instagram

A post shared by Hilary Swank (@hilaryswank)

“Kështu e qetësoj mendjen time. Më pëlqen të eci në pyll dhe kudo që të jem, përpiqem të gjej një vend ku të ndjej nuhatjen e pemëve, luleve, lëvores, myshkut dhe shiut. Është një nga gëzimet e mia më të mëdha”, ka thënë aktorja për Conde Nast Traveler.

Ndërsa kur nuk mund të kalojë kohë në natyrë, zgjedh stërvitjen e rezistencës që e ndihmon të qëndrojë fleksibile ose pilates me fuqi.

Reklama

“Jam rritur duke bërë sport, kështu që për mua stërvitja është si të gërshetoja flokët. Unë isha gjimnaste, notare, luaja basketboll. Por, noti ishte me të vërtetë gjëja ime”, ka treguar aktorja. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Hilary Swank (@hilaryswank)

View this post on Instagram

A post shared by Hilary Swank (@hilaryswank)