Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Gllogoc, e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj Salih Zybës dhe Ngadhënjim Haxhosajt, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe Leotrim Pacollit për “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Vendimi është nxjerrë për shkak të arritjes së parashkrimit absolut të ndjekjes penale. Ndërsa, procedura penale në këtë rast do të vazhdojë ndaj 21 të akuzuarve të tjerë për pjesëmarrje në turmë që ngarkohen se kryen vepër penale dhe huliganizëm.
Sipas aktit akuzues, të akuzuarit Ngadhënjim Haxhosaj dhe Salih Zyba me datë 27 janar të vitit 2015, ngarkoheshin se secili veç e veç kanë sulmuar personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, për të cilën vepër është paraparë dënimi me burg prej tre muaj e deri në tre vite, ndërsa i akuzuari Leotrim Pacolli se ka Penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare vepër e cila është po ashtu e dënueshme me burg prej tre muaj e deri në tre vite, me rastin e protestave të vitit 2015.
Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se deri tek parashkrimi absolut i ndjekjes penale në këtë rast erdhi duke marrë parasysh faktin se kanë kaluar gjashtë vite nga koha kur është kryer vepra penale.
“Duke pasur parasysh se afati i parashkrimit fillon nga dita kur është kryer vepra penale, rrjedhë se që nga koha kur të pandehurit Ngadhënjim Haxhosaj, Salih Zyba dhe Leotrim Pacolli ngarkohen me aktakuzë të e kenë kryer veprën penale, kanë kaluar gjashtë vite, çka do të thotë se në rastin konkret ndaj të pandehurve Haxhosaj, Zyba dhe Pacolli, për veprat penale që akuzohen ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Sipas gjykatës, për veprat penale të sulmit ndaj personit zyrtar nga neni 140 par.1 dhe asaj të pengimit ndaj personave zyrtar neni 409 par.1 nga Kodi i Vjetër Penal, parashihet dënimi me burgim prej tre muaj deri në tri vite.
Në rrethana të tilla, gjykata ka vlerësuar se neni 106.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës – Kodi i vjetër, ka paraparë se ndjekja penale nuk mund të ndërmerret nëse kanë kaluar tre vite nga kryerja e veprës penale të dënueshme me më shumë se një vit burgim. Ndërsa sipas dispozitës së nenit 107 par.8. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, parashihet se ndjekja penale ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit.
Si rezultat i kësaj, gjykata ka marrë aktvendim për hudhjen e aktakuzës ndaj të akuzuarve për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale.
Ndërsa, pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike për kompensimin e dëmit të shkaktuar me këtë vepër penale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët