LAJMI I FUNDIT:

Heynckes: Nuk po mund të besoj se humbëm, Reali nuk di se si na lejoi të krijojmë aq shumë raste

Heynckes: Nuk po mund të besoj se humbëm, Reali nuk di se si na lejoi të krijojmë aq shumë raste
SEVILLE, SPAIN - APRIL 02: Jupp Heynckes of Bayern Muenchen attends to the press during the Press Conference prior to their UEFA Champions League match against Sevilla FC at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on April 2, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Jupp Heynckes pohoi e nuk mund të besonte se të besuarit e tij kishin humbur ndaj Real Madridit, por këmbënguli se do të triumfojnë në lojën e kthimit në Saintiago Bernabeu – duke luajtur në të njëjtën mënyrë.

Pavarësisht humbjes 2-1 në Allianz Arena, menaxher i Bayern Munchen insiston se mund të arrijë ende në finalen e Ligës së Kampionëve.


“Ndeshja e mbrëmshme tregoi se Real Madridi është i prekshëm, që ata të mund të mposhten”, tha Heynckes.

“Ne treguam se mund t’i lëndojmë ata, prandaj na jep kjo shpresë. Kurrë nuk duhet të dorëzoheni, kurrë nuk duhet të hiqni dorë. Duhet të luani ndeshjen e dytë dhe të përpiqeni të fitoni, dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, pohoi Heynckes.

“Ishte një dhuratë, ashtu si 2-1 ishte një dhuratë,” tha Heynckes. “Ju shpesh nuk e shihni një lojë të tillë në Ligën e Kampionëve, ku keni shumë mundësi dhe ju nuk i merrni konkretizoni ato. Gjithashtu nuk është e zakonshme që Madridi të lejojë kaq shumë shanse, por ne nuk ishim në gjendje t’i realizonim ato”.

“Kushdo që më njeh mua dhe e di çfarë po mendoj, ashtu mendojnë edhe lojtarët e mi. Ne do të japim gjithçka në ndeshjen e dytë për të kompensuar rezultatin “shtoi ai.

Bayern 1-2 Real, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Bayern 1-2 Real, notat e lojtarëve

Ndryshe, madrilenët dhe bavarezët do të takohen në ndeshjen e dytë të martën (1 maj) në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori