LAJMI I FUNDIT:

Merr fund pushimi, automobilistët u kthehen shtigjeve të garave

Merr fund pushimi, automobilistët u kthehen shtigjeve të garave

Pas një pushimi relativisht të gjatë, automobilistët tanë, në këtë fundjavë, u kthehen shtigjeve të garave.

Maratona automobilistike nis me garën e disiplinës super auto sllallom, e cila do të mbahet në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.


Klubi organizator, Eurogoma RT në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK), i kanë bërë përgatitjet e duhura dhe shpresojnë që fillimi i kampionatit të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Drejtori i Eurogoma RT, Nehat Çitaku pret që edhe garuesit të jenë në nivelin më të mirë.

“Eurogoma RT në bashkëpunim me FASK-un i kanë nisur me kohë përgatitjet për fillim sa më të mbarë të kampionatit. Shpresojmë që të dielën gjithçka të jetë në rregull. Është e qartë se interesimi për pjesëmarrje, në të dyja konkurrencat, është i kënaqshëm. Na mbetet që të shpresojmë që garuesit të kenë një kampionat të suksesshëm, me gara atraktive, me disiplinë të lartë dhe me rivalitet të shëndoshë sportiv. Bashkë me të gjitha këto, të synojmë edhe rezultate sa më të mira”, ka thënë Çitaku.

Paraqitja për garë bëhet të dielën nga ora 09:30-11:00 për të vazhduar më pas me procedurat e zakonshme.

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori