LAJMI I FUNDIT:

Hetime të detajuara për kutinë e zezë që u gjet në makinën e aksidentuar të Tiger Woods

Hetime të detajuara për kutinë e zezë që u gjet në makinën e aksidentuar të Tiger Woods

Departamenti i hetimeve të Los Angeles ka ekzekutuar një urdhër kërkimi për të dhëna nga “kutia e zezë” nga makina e Tiger Woods, ka konfirmuar CBS News. Ngjarja u raportua për herë të parë nga USA Today.

Zëdhënësi i Departamentit, James Nagao nuk tha më shumë në lidhje me hetimin e aksidentit në të cilën legjenda e golfit pësoi dëmtime serioze në pjesën e poshtme të këmbës, kyçit të këmbës dhe u kërkua një operacion emergjent.


Detajet të tjera nga aksidenti i tmerrshëm i Tiger Woodsit me makinë: Është zgjuar dhe po trajtohet nga lëndimet e pësuara
Lexo po ashtu Detajet të tjera nga aksidenti i tmerrshëm i Tiger Woodsit me makinë: Është zgjuar dhe po trajtohet nga lëndimet e pësuara

Për të marrë një urdhër për kutinë e zezë, theksoi USA Today, hetuesit duhet të përcaktojnë se ekziston një shkak i mundshëm që është përfshirë një krim, edhe nëse është vetëm një kundërvajtje.

Por, gazeta në të ditur se një zëvendës-sherifi minimizoi urdhrin si një pjesë rutinë e hetimit të tyre. Ai tha se nuk e konsideronte atë një hetim penal, por më tepër kujdes të shtuar.

Tiger Woods dërgohet më urgjencë në spital pas aksidentit të tmerrshëm me makinë
Lexo po ashtu Tiger Woods dërgohet më urgjencë në spital pas aksidentit të tmerrshëm me makinë

Përgjatë këtyre hetimeve, Zëvendës Sherifi John Schloegl i ka thënë USA Today” “Ne jemi duke i analizuar shkaqet e aksidenteve në trafik, nëse kishte ndonjë vozitje të pakujdesshme, nëse dikush ishte në celularin e tyre ose diçka të tillë. Ne përcaktojmë nëse kishte ndonjë krim. Nëse nuk do të kishte asnjë krim, ne e mbyllim rastin, dhe kjo do të ishte një aksident i zakonshëm në trafik”.

USA Today gjithashtu raportoi se departamenti ka vendosur që nuk do të përpiqet të marrë një dozë gjaku nga Woods, pasi aty do të tentohej të mësohet nëse ai ishte “nën ndikimin e substancave narkotike” në atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori