LAJMI I FUNDIT:

Heshtje në ”Posta e Maqedonisë”, as Grubi e as BDI nuk e komentojnë punësimin e vëllezërve të tij në këtë institucion (Video)

Heshtje në ”Posta e Maqedonisë”, as Grubi e as BDI nuk e komentojnë punësimin e vëllezërve të tij në këtë institucion (Video)
Posta, makedonska posta direkcija

Informacionet për të cilat ka Bujar Osmani dyshime, kanë të bëjnë me punësimin eventual apo jo të dy vëllezërve të njërit funksionar të lartë të partisë së tij.

Por, Osmani si zëdhënës i BDI-së, thotë se ka dëgjuar nga mediet se shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, ka të punësuar dy vëllezërit e tij tek Posta e Maqedonisë.


Artan Grubi është pyetur nga TV21 për ta mohuar ose pohuar këtë informacion që po qarkullon në medie, por nuk është përgjigjur.

Për Bujar Osmanin, BDI-ja s’ka çka flet për këtë çështje, por punëdhënësi eventual i vëllezërve Grubi.

“Personalisht nuk kam informacion konkret. Do të duhet të pyesni në Postat e Maqedonisë eventualisht. Unë nuk kam një informacion të tillë”, theksoi Bujar Osmani.

Nga Posta e Maqedonisë edhe pse fillimisht thanë se do të japin informacione se a janë apo nuk janë punësuar dy persona me këtë mbiemër tek ta dhe me çfarë kriteri, më vonë ndërruan mendje.

Ky institucion, në përgjigjen e vet jap këtë shpjegim:

“Në evidencën tonë kadrovike nuk kemi të dhëna për familjarët, apo se vëllai i kujt është i punësuar në Postat e Maqedonisë.”

Pavarësisht se s’ka konfirmim zyrtar për këtë çështje, reagime ka prodhuar shumë.

Por, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, thotë se të gjitha këto reagime janë prodhuar në rrjetet sociale, dhe se asnjeri nuk dërguar reagim në adresë të partisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së

A ka lidhje mes policëve dhe grupit të Sekiraqëve? - Flet kryeshefi i IPK-së

Siguri
Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

Media zvicerane: Popullsia e Kosovës po tkurret

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Rama nga Milano: Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat, siç ju ndodhi tragjikisht atyre të Greqisë

Lajme
Kalo në kategori