LAJMI I FUNDIT:

Herrera dëshiron t’i bashkohet Atleticos

Herrera dëshiron t’i bashkohet Atleticos
<> at Liberty Stadium on October 24, 2017 in Swansea, Wales.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera dëshiron të bashkohet me Atletico Madridin.

Mesfushori spanjoll si duket është duke e zhvilluar sezonin e tij të fundit me Djajtë e Kuq, pasi këtë fillim sezoni nuk po luan edhe aq.


Kjo pasi, trajneri Jose Mourinho ka preferuar dyshen Paul Pogba-Nemanja Matic, ndërsa Herrera, Micheal Carrick dhe Marouane Fellaini si zgjedhje të dyta.

Barcelona i bënë presion Herreras që mos ta pranojë rinovimin me Unitedin
Lexo po ashtu Barcelona i bënë presion Herreras që mos ta pranojë rinovimin me Unitedin

Largimi i tij është edhe më i mundshëm, pasi ish-mesfushori i Athletic Bilbaos është në vitin e fundit të kontratës dhe mbetet i lirë në muajin qershor.

Herrera gjatë ndeshjes së fundit në kampionat ndaj Man Unitedit (Getty Images)

Sipas gazetës spanjolle AS, Herrera është në bisedime të avancuara për një para-kontratë me Atletico Madridin.

Mesfushori është siguruar nga Atletico dhe është një prioritet për trajnerin Diego Simeone – pasi edhe El Cholo është i etur të shohë këtë transferim të ndodhë.

Atletico e mendon Herreran si zëvendësues ideal për Gabin
Lexo po ashtu Atletico e mendon Herreran si zëvendësues ideal për Gabin

Megjithatë, blloku i pengesës thuhet se është Unitedi dhe menaxheri i tyre, Jose Mourinho.

Unitedi ka mundësinë të zgjasë marrëveshjen e Herreras edhe për 12 muaj të tjerë dhe mund ta bëjë këtë vetëm për ta penguar atë të largohet si transferim i lirë në verë. /Telegrafi/