LAJMI I FUNDIT:

Hernan Crespo ishte refuzuar si trajner nga klubi i Superligës shqiptare

Hernan Crespo ishte refuzuar si trajner nga klubi i Superligës shqiptare

Largimi i Mirel Josës në përfundim të sezonit të shkuar bëri që në Korçë të qarkullonin shumë emra të ndryshëm si pasues të tij në stolin e Skënderbeut.

Në tavolinën e presidentit Ardjan Takaj kanë qenë të shumta alternativat, por dukej se ai e kishte ndarë mendjen për të sjellë në ekip pikërisht trajnerin aktual Andrea Agostinelli.


“Panorama Sport” mëson se për italianin, Takaj ka refuzuar edhe një emër të madh të futbollit botëror. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin argjentinas, Hernan Crespo.

Pas largimit nga futbolli, Crespo ka nisur karrierën si trajner dhe një menaxher ka tentuar ta sjellë atë në Korçë gjatë verës.

Megjithatë, duke parë mungesën e eksperiencës si trajner, presidenti Takaj nuk ka pranuar që të ulë në stol ish-sulmuesin argjentinas, edhe pse do të ishte një luks i tepruar për korçarët.

41- vjeçari Crespo në sezonin 2015-2016 ishte trajner i Modenas në Serinë B, por duke parë se korçarët mund të luanin në Champions, pasi në atë kohë nuk ishin dënuar nga UEFA, ai ishte gati për një aventurë të re në Shqipëri me kampionët e Skënderbeut.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori