Sfida ‘Surstromming’ përfshinë ngrënien e një peshku thuajse të kalbur – është një ndër peshqit më kundërmues në botë dhe shumë i vështirë për ta ngrënë.

Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, e tregojnë një vlogere britanike që është bërë pjesë e sfidës, për të ngrënë ushqime të papërshtatshme – kësaj radhe, të peshkut më të ithët ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Surstromming, që në gjuhën suedeze do të thotë peshk i ithët, është i konservuar në bakteret e veta dhe banorët rekomandojnë që të hapet nën ujë.

Ky peshk i fermentuar është bërë një lloj sensacioni, të cilin njerëzit po e shfrytëzojnë si garë, për të ngrënë sa më shumë, por pa vjellë.

Në këtë rast, janë një grup shokësh nga Devoni i Anglisë, ndërsa Klee G ka pranuar sfidën ta hajë tërë masën që ndodhet në konservë. /Telegrafi/