Nga dita e martë kanë filluar t stërvitjet e ekipit U-17 të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave.

Nën udhëheqjen e trajnerit Arben Parduzi dhe Granit Sahiti, vajzat tona kanë ushtruar pasditen e të martës në palestrën e qytetit në Ferizaj.

Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet deri më 5 gusht në Ferizaj, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Ndërkaq, me 7 gusht , Kosova U-17 e luan ndeshjen e parë të Evropianit që mbahet në Klaipeda të Lituanisë.

Te vajzat ka vendosmëri që ta japin më të mirën në stërvitje që të jenë gati për Evropian.