LAJMI I FUNDIT:

Hendboll, Kosova e nis ndaj Italisë fazën kualifikuese për ‘Botërorin 2021’

Hendboll, Kosova e nis ndaj Italisë fazën kualifikuese për ‘Botërorin 2021’
(Fotoarkiv: kosovahandball.info)

Skuadra e Kosovës në hendboll ka arritur në Benevento të Italisë, ku do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2021.

Kapiteni i ekipit, Valon Dedaj, është shprehur se është i gatshëm për ta udhëhequr ekipin në sfidat e rëndësishme ndaj Italisë, Rumanisë e Gjeorgjisë.


Ai është shprehur optimist se Kosova do të bëjë hapin e synuar para, nëse të gjithë djemtë japin më të mirën, thuhet në njoftimin e FHK-së.

“Duhet që të gjithë të luajmë në nivel të lartë. Me dy-tre lojtarë nuk është e mundur. Nëse luftojmë si në ndeshjet në Kosovë, atëherë do të jetë shumë mirë. Deri më tani jashtë vendit kemi luajtur më dobët dhe shpresoj që kjo të ndryshojë tani. Ndoshta na ka kushtuar edhe mungesa e përvojës”, ka deklaruar Dedaj

Italia është kundërshtari i parë e Kosovës në fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2021. Italia e Kosova përballen sot (e premte) nga ora 20:00 në palestrën “Pala Tedeschi” në Benevento të Italisë. Në grupin e tretë bëjnë pjesë edhe Rumania e Gjeorgjia që takohen të premten nga ora 18:00.

“Do të jetë vështirë, kundërshtarët janë të fortë. Por nëse rezultati është i ngushtë, atëherë ne fitojmë zemër dhe të gjithë na frikësohen. Prandaj është me shumë rëndësi që të hyjmë fuqishëm në ndeshje. Këtë ua kam thënë edhe lojtarëve. Me shumë peshë është që edhe konkurrenca është rritur në kombëtaren tonë”, ka shtuar kapiteni.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori