Hendboll, fituan favoritët

Kastrioti a doli të shënojë fitore të vështirë në duel me Kosovën (29-27) për ta mbajtur kreun në tabelën e klasifikimit. BESA Famiglia mposhti Deçanin (35-23), Prishtina fitoi si mysafir i Vëllaznimit (37-31), Trepça mposhti Drenicën (32-29), Drita triumfoi përballë Zhegrës (27-21) dhe Vjosa mposhti Llapin (37-34).
Java e 14-të zhvillohet më 14/15.03.2012(mërkure/enjte) takohen: Deçani – Vjosa, Llapi – Drita, Zhegra – Trepça, Drenica – Vëllaznimi, Prishtina – Kastrioti dhe Kosova – BESA Famiglia.
Femrat, Prishtina fitoi derbin
Në xhiron e dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll për femra spikati kryendeshja Prishtina – Kastrioti. Vashat kryeqytetase shënuan fitore minimale (24-23) , plotësisht të merituar duke u shkëputur në krye të tabelës edhe me tej nga përcjellësi më i afërt Kastrioti.
Ndeshjet tjera mbeten nën hijen e derbit, ndërsa takimet e kësaj xhiroje në këtë konkurrencë sollën rezultate të pritura.
Rezultatet:
Shqiponja – Trepça 37-26 (22-12)
Prishtina – Kastrioti 24-23 (11-10)
Kosova – Drita 27-12 (13-7)
Java e 11-të zhvillohet më 17/18.03.2012 takohen: Vëllaznimi – Kosova, Drita – Prishtina, Kastrioti – Istogu, KEK-u – Trepça. Shqiponja pushon. /Telegrafi/










































