LAJMI I FUNDIT:

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën
(Foto: kosovahandball.info)

Pas përvojës me Kosovën U-17, Donita Lajqi pret të tregohet e suksesshme me ekipin U-19 të Kosovës në hendboll.

Donita bën karrierë në Norvegji dhe më 1 korrik do të jetë në dispozicion të Kosovës U19, që nis grumbullimin në Istog. Kosova U-19 do të luajë në Evropianin e Divizionit B që prej 10 deri më 18 korrik mbahet në Shkup.


Donita luan në pozitën e bekut të majtë dhe të qendrës. Karrierën e ka nisur në vitin 2010 në Lorenskog, ku i kaloi tetë vjet. Në vitin 2019 e kaloi një edicion te Ellingsrud. Kurse prej marsit të vitit 2020 ishte te Oppsal, ku vazhdon të jetë ende. Ajo momentin kryesor në karrierën në hendboll e cilëson zgjedhjen lojtarja më e mirë, derisa po paraqitej për Kosovën U17 ndaj Izraelit, në vitin 2019.

Ajo planifikon të luaj ende për Oppsalin. Tregon se është ndër klubet elitare të Norvegjisë, kurse synim i Donita Lajqit është që një ditë të bëhet pjesë e ekipit të parë. Liga e Norvegjisë është e nivelit shumë të lartë.

E pyetur nga faqja e FHK se a është e kënaqur që sërish do të luajë për Kosovën, ajo është shprehur: “Po, natyrisht. Është një kënaqësi e veçantë dhe jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën”.

Prej ndeshjeve në Shkup, Donita pret që “të gjitha vajzat ta japin maksimumin si kurrë më parë, sepse nuk ka diçka më të madhe në sport se ta prezantosh vendin tënd. Pres dhe besoj që kësaj radhe do të fitojmë disa ndeshje në grup”.

Ftesën nga Kombëtarja e Kosovës e vlerëson si nder, kurse përsërit se është e lumtur që e prezanton vendin e saj.

“Kam luajtur për Kosovën dy vjet më parë dhe ishte një eksperiencë e mirë dhe një ndjenjë e papërshkrueshme. Falë përvojës nga dy vjet më parë, besoj se kësaj radhe do të dalim më mirë”, thotë Donita Lajqi.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori