LAJMI I FUNDIT:

Helmimi në dasmë në Strugë, të pranuarit janë lëshuar në shtëpi

Helmimi në dasmë në Strugë, të pranuarit janë lëshuar në shtëpi

Të shtunën në mbrëmje janë pranuar 10 – 12 pacientë me simptoma të diarresë dhe vjelljes të cilët kanë qenë në dasmë në Strugë. Ata janë kontrolluar, ndërsa pastaj janë lëshuar në shtëpi. Nuk kanë hospitalizuar dhe askush nuk ka qenë në gjendje të rëndë. Me siguri diarre dhe vjellje kanë marrë nga ushqimi që e kanë ngrënë në dasmë. Pas kontrollit në ambulantë ata janë lëshuar në shtëpi, deklaroi për Mediali-n drejtori i Spitalit të përgjithshëm të Strugës, Muhamed Asani.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër dhe nga Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar Shtetëror (ISHSSH), informojnë se rasti te ata nuk është paraqitur. Nga ISHSSH theksojnë se do të hetojnë nën çfarë diagnoze janë regjistruar pacientët.


Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik në Ohër, Sasho Toçkov në deklaratë për Medial tha se rasti nuk është paraqitur te ata.

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar Shëndetësor, Irina Sotrirova Buhova për Mediali-n theksoi se kur institucioni dyshon në helmim me ushqim e njofton Qendrën rajonale për Shëndet Publik.

Ajo theksoi se mund të bëjnë kontroll, të konfirmojnë me çfarë diagnoze janë regjistruar të pranuarit në spital, por kjo nuk e ndryshon procedurën. /Medial/