LAJMI I FUNDIT:

Hearn zbulon se meçi i shumëpritur mes Furyt dhe Whyte mund të dështojë

Hearn zbulon se meçi i shumëpritur mes Furyt dhe Whyte mund të dështojë

Eddie Hearn ka pranuar se një marrëveshje mes Tyson Fury dhe Dillian Whyte nuk ka gjasa të arrihet derisa ofertat për fitim të urdhërohen nga WBC.

Whyte tani është shpallur zyrtarisht si sfidues i detyrueshëm për titull që e mban Fury në peshën e rëndë në WBC, pasi një arbitrazhi midis ‘Body Snatcher’ dhe organizatës u zgjidh përfundimisht.

Dyshja tani do të kërkojë të negociojë një përballje për fazat e hershme të vitit të ardhshëm me Furyn që kërkon të organizojë një meç për titullin e kampionit të padiskutueshme më vonë në vitin 2022.

Tyson Fury - Dillian Whyte: Përballja gjithë-britanike do të ndodhë
Lexo po ashtu Tyson Fury - Dillian Whyte: Përballja gjithë-britanike do të ndodhë

Promovuesi i Matchroom Boxing , Hearn, ka pranuar se negociatat mund të kenë një pengesë derisa ofertat e fitmeve të caktohen, me Whyte që kërkon të shpërblehet në mënyrë të barabartë.

“Mendoj se duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë është ndarja sepse kjo do të bëhet e dukshme vetëm kur të bëhet oferta”, ka deklaruar Hearn për Behind the Gloves .

“Por, si mund të negociosh një luftë kur nuk e di se çfarë është ndarja e çmimit? Top Rank dëshiron që të jetë 80-20 ndërsa ne duam që të jetë 55-45 që është fundi i kërkesës”.

Tyson Fury poston një video nga seanca stërvitore dhe është njëra ndër më brutalet
Lexo po ashtu Tyson Fury poston një video nga seanca stërvitore dhe është njëra ndër më brutalet

“Ne do të shohim se ku do të arrijë, por ata do të na ofrojnë 80-20 dhe ne do të shtyjmë për një ndarje që mendojmë se është më e drejtë. Kështu që unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje derisa ato ndarje të përcaktohen”.

“Vetëm atëherë do të fillojmë të kuptojmë pozicionin tonë. Duke mos thënë se një marrëveshje nuk mund të arrihet më parë, por ka shumë pak gjasa. Ne e kuptojmë se Tyson Fury është kampion dhe nëse oferta është e drejtë dhe Dillian respektohet, jam i sigurt se ai do të marrë një ofertë nga Top Rank dhe ESPN”.

Renditen top 25 boksierët më të mirë aktualisht në botë
Lexo po ashtu Renditen top 25 boksierët më të mirë aktualisht në botë

“Por, nëse ai nuk është, ne kemi një sasi të madhe parash që jemi gati t’i investojmë në atë luftë ku të dy luftëtarët ndoshta do të fitojnë më shumë”, ka shtuar më tej Hearn.

Whyte ka pritur që shansi i tij për titull të zbatohet që kur u bë kampion i WBC ‘Silver’ për herë të parë me fitoren ndaj Robert Helenius në vitin 2017. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori