LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Kurban Bajrami thërret për kujdes për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit

Haziri: Kurban Bajrami thërret për kujdes për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar sot kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliun dhe kryesinë e BI për t’ua uruar festën e Kurban Bajramit.

“E urova kryetarin e Bashkësinë Islame për festën e Kurban Bajramit dhe me këtë rast ua uroj të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Kjo është një festë e sakrificës, misionit dhe obligimin që e kemi ndaj Zotit dhe profetit. Kurban Bajrami thërret për solidaritet, që ta ndajmë të mirën bashkë dhe të kemi kujdes ndaj atyre që kanë nevojë çdo ditë, jo vetëm në festë. Thirrja më e madhe e kësaj feste është që të kujdesemi për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit”, ka thënë pas vizitës kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri e ka falënderuar kryetarin e Bashkësisë Islame për rolin e rëndësishëm në mekanizmin referues dhe për kontributin në kultivimin e dialogut ndërfetar.

“Falë kontributit të Bashkësisë Islame, Gjilani sot është komunë model për kultivimin e dialogut ndërfetar dhe tolerancën. Për këtë punë jemi marrë shembull edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Haziri.

Ndërsa, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën e stome dhe për, siç tha, bashkëpunimin e mirë që e kanë në vazhdimësi me Komunën e Gjilanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Osmani uron presidentin e El Salvadorit: Mund të mbështeteni te Kosova si një partner i fortë

Osmani uron presidentin e El Salvadorit: Mund të mbështeteni te Kosova si një partner i fortë

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Kalo në kategori