LAJMI I FUNDIT:

Hazard: Kam refuzuar disa herë PSG-në

Hazard: Kam refuzuar disa herë PSG-në
Eden Hazard (Foto: Goal)

Eden Hazard ka zbuluar se e ka refuzuar disa herë kalimin te Paris Saint-Germain, edhe pse gjigantët e Ligue 1 në mënyrë të përsëritur kanë tentuar të nënshkruajnë sa ishte në Chelsea.

28-vjeçari belg ishte në shënjestër të shpeshtë nga kampionët francezë gjatë kohës së tij shtatë vjeçare në Ligën Premier, por thotë se besnikëria e tij sa i përket futbollit francez do të jetë gjithmonë në ish-klubin Lille.

Hazard u bashkua me Lille si i ri dhe vazhdoi të bënte gati 200 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke fituar një kampionat dhe dy kupa me ta në 2010-11 para se të transferohej te Chelsea një vit më vonë.

Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në Ligën Premier, dominohet nga lojtarët e Man Cityt  
Lexo po ashtu Goal.com zgjedh formacionin e dekadës në Ligën Premier, dominohet nga lojtarët e Man Cityt  

“Ata [PSG] shpesh donin të më transferonin”, ka zbuluar fillimisht Hazard për L’Equipe.

“Nuk kam dashur të kthehem në Ligue 1, dhe jo në një klub tjetër përveç Lille. Gjithmonë u thosha jo”.

“Në kokën time ishte e qartë. Ata janë një klub që mund të më ndihmojnë të fitoj Ligën e Kampionëve, por nuk ishte në planet e mia”.

Hazard bëri huqjen e sezonit ndaj Galatasarayt
Lexo po ashtu Hazard bëri huqjen e sezonit ndaj Galatasarayt

“Nëse kthehem ndonjëherë në Ligue 1, do të jetë te Lille”, përfundoi ylli belg.

Hazard u vendos si legjendë moderne e klubit gjatë shtatë viteve të tij në Chelsea, por përfundimisht u largua këtë verë për t’u bashkuar me Real Madridin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori