Hazard është ambientuar shpejt te Real Madridi, bashkëlojtarët e tij në 'telashe' me driblimet e belgut

Eden Hazard është ambientuar më shpejt se që është menduar tek skuadra e tij e re, Real Madridi.
Ylli belg është njëri nga transferimet më të mëdha në këtë afat kalimtar të verës.
Transferimi i tij te Real Madridi është pritur me shumë skepticizëm pasi Hazard do të duhet të zëvendësoj Cristiano Ronaldon, i cili u transferua te Juventusi vitin e kaluar.
Megjithatë, Hazard ka arritur të tregojë vlerat e tij dhe të ambientohet shpejt tek klubi mbretëror nga Santiago Bernabeu.
Një video e postuar në Twitter ka filluar të bëjë bujë të madhe me formën e treguar dhe cilësitë e sulmuesit belg në javën e parë si lojtar i Realit.

Nga
Telegrafi
15/07/2019





































