LAJMI I FUNDIT:

Hayden Panettiere thotë se vajza e saj dhe Wladimir Klitschkos nuk ndodhet në Ukrainë, ajo është jashtë rrezikut

Hayden Panettiere thotë se vajza e saj dhe Wladimir Klitschkos nuk ndodhet në Ukrainë, ajo është jashtë rrezikut

Aktorja e njohur, Hayden Panettiere ka deklaruar se vajza e saj, Kaya, është e sigurt në mes të luftës në Ukrainë dhe zotimit të ish-partnerit të saj, Wladimir Klitschko për të hyrë në konflikt.

Vajza 7-vjeçare e aktores së “Heroes” zakonisht jeton me babanë e saj, ish-in e Hayden, Wladimir Klitschko, në Ukrainë.

Por, kur u pyet në Instagram të premten (25 shkurt) për vajzën e tyre, Panettiere konfirmoi se ajo është jashtë rrezikut dhe se nuk ndodhet në Ukrainë.

Foto: FilmMagic

“Ajo është e sigurt dhe jo në Ukrainë”, ka thënë aktroja 32-vjeçare.

Të enjten (24 shkurt), ish-kampioni i peshave të rënda dhe vëllai i tij, Vitali u zotuan të marrin armët kundër Rusisë në mbrojte të vendit të tyre.

“Unë nuk kam zgjidhje tjetër, unë duhet ta bëj këtë. Unë do të luftoja”, tha kryebashkiaku 50-vjeçar i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, shkruan PageSix.

Ndërkohë, Wladimir, 45 vjeç, u regjistrua në ushtrinë rezervë të Ukrainës në kryeqytet në fillim të këtij muaji mes kërcënimeve të përshkallëzuara të Rusisë ndaj vendit.

“Ne do të mbrohemi me të gjitha forcat tona dhe do të luftojmë për liri dhe demokraci”, shkroi ai në LinkedIn.

Foto: Getty Images

Aktorja e “Nashville”, ripostoi komentet e bëra nga Wladimir për konfliktin në Instagram. Ajo gjithashtu ndau mendimet e saj rreth sulmeve ruse, duke kritikuar veprimet e presidentit rus Vladimir Putin si “një turp absolut”.

“Po lutem për familjen dhe miqtë e mi atje dhe të gjithë ata që po luftojnë”, shkroi ajo në një postim.

Panettiere dhe boksieri i ‘Hall of Fame’ u fejuan në vitin 2013 dhe u bën prindër të një vajze, Kaya në 2014, dyshja u ndan në gusht të vitit 2018.

Një përfaqësues i aktores tha në vitin 2019 se ajo e sheh rregullisht Kayan dhe kalon kohë të konsiderueshme me të në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori