LAJMI I FUNDIT:

Haxholli: Procesi i riintegrimit të kthyerve më shumë po bëhet për shkak të liberalizimit të vizave (Video)

Haxholli: Procesi i riintegrimit të kthyerve më shumë po bëhet për shkak të liberalizimit të vizave (Video)

Në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini është diskutuar për personat e kthyer në Kosovë nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilët u larguan në vitin 2014.

Këshilltari politik i Ministrit të Punëve të Jashtme, Fatmir Haxholli, ka thënë se procesi i riintegrimit është më shumë një fenomen social dhe ekonomik sesa problem institucional.


Haxholli ka thënë se duhet rishikuar politikat e riintegrimit, pasi, sipas tij, ndër vite numri i atyre që janë larguar është shumëfish më i madh se i atyre të që janë kthyer në Kosovë.

Ai ka thënë se duhet shikuar me të vërtetë nëse të rikthyerit në Kosovë janë integruar në shoqëri dhe a kanë pozitë më të mirë në punësim se që kishin para se të largoheshin.

“Procesi i riintegrimit më shumë është bërë për shkak të politikave për liberalizim të vizave. Ka pasur shumë pak buxhet. Nuk ka pasur politika për të përmbushur nevojat e punësimit të rinisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Xhafa: Migrime legale mund të ketë, sepse vende si Gjermania kërkojnë punëtorë me profile (Video)
Lexo po ashtu Xhafa: Migrime legale mund të ketë, sepse vende si Gjermania kërkojnë punëtorë me profile (Video)

“…Njerëzit që kthehen janë persona shumë të marxhinalizuar”, shtoi më tej Haxholli.

Këshilltari politik i Ministrit të Punëve të Jashtme ka thënë se kushtet më të mira për punë në sektorin publik krahasuar me sektorin privat mund të ndikojnë në ikjen e të rinjve.

“Punësimi i përkohshëm në ndonjë institucion publik, nuk është zgjidhje për ata të rinj, pasi ky sektor nuk prodhon vende të reja pune. Vetëm sektori privat prodhon vende të reja pune, prandaj skemat e punësimit duhen orientuar nga sektori privat”, tha  Haxholli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori