eksperti-banner

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk është në dijeni të thirrjes nga Oda Ekonomike e Kosovës për përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan.

E pyetur për këtë çështje, Haxhiu tha se nuk e ka parë thirrjen dhe nuk mund të komentojë mbi përmbajtjen e saj.


“Nuk e kam parë fare, më vjen keq, nuk e kam parë”, deklaroi ajo shkurtimisht para mediave, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë thirrje për veprime urgjente nga institucionet e Kosovës për përfshirjen e vendit në projektet rajonale të gazit natyror, duke e cilësuar këtë si të domosdoshme për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

OEK paralajmëroi se refuzimi ose mosangazhimi në projektet e gazit amerikan mund të ndikojë negativisht në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në pozicionimin e Kosovës në zhvillimet energjetike rajonale. /EO/