Haxhi Krasniqi sërish në ring

“Jam duke vazhduar të përgatitem intensivisht përgatitjet për luftën të cilët do ta kem”, kishte shkruar Krasniqi në profilin e tij zyrtar.
Për 27-vjeçari nga Kosova, kjo do të jetë përballja e 45-të në boksin profesionist. Deri më tani ai ka shënuar 41 fitore, prej tyre 16 me nokaut, dhe ka pësuar vetëm tri humbje. Ndërsa nga ana tjetër kundërshtari i tij ka një bilanc prej 14 fitore, katër me nokaut, dhe tri humbje dhe një barazim.
Me një fitore ndaj Cherviakut, Krasniqi do të ngjitet lart në renditje, ndërsa pritet që lufta e tij e radhës të jetë kundër kampionit të rregullt të botës në versionin WBA, Braehmer. /Tribuna/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/07/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































