LAJMI I FUNDIT:

Haskuka fillon punën për ofertën qeverisëse në Prizren

Haskuka fillon punën për ofertën qeverisëse në Prizren

Kandidati për kryetar të Prizreni nga Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka ka thënë se kandidimi i tij për kryetar të Prizrenit është një obligim dhe përgjegjësi e madhe për të cilën nga sot do të nisin punën në përpilimin e ofertës së tyre qeverisëse.

Sipas tij, programi do të jetë konkret dhe i matshëm, ashtu që qytetarët të kenë mundësi të vlerësojnë punën e tyre.


“Pas diskutimeve me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje, bisedat me simpatizantët dhe qytetarët e Prizrenit dhe së fundi pas mbështetjes që erdhi nga vota e aktivistëve, pranova të jem kandidat për kryetar komune. Ju falënderoj të gjithë për mbështetjen! Kandidatura nga radhët e Lëvizjes më bën nder dhe krenar, po një ashtu është obligim dhe përgjegjësi e madhe.

Ne qeverisjen nuk e shohim si privilegj por si shërbim ndaj qytetarëve. Për ne qeverisja nuk është qëllim në vete, por mjet për të përmirësuar jetën e qytetarit të thjeshtë. Për ne qeverisja nuk është pushtet, por obligim dhe llogaridhënie. Prandaj, nga sot ne do të fillojmë punën në përpilimin e ofertës sonë qeverisëse, ashtu si në Prishtinë, programi do të jetë konkret dhe i matshëm ashtu që qytetarët të kenë mundësi të vlerësojnë punën tonë.

Për drejtësi dhe mirëqenie, na duhet ndryshimi. Për zhvillim na duhet pjesëmarrja. Për kthimin e shpr esës për një të ardhme me dinjitet për fëmijët na duhet bashkimi. Së bashku për ndryshimin me #meZemër!”, ka shkruar ai në facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori