Deputetja e zgjedhur nga Partia Boshnjake Socialdemokrate tha sot para seancës konstituive se nuk ka pas asnjë takim me Albin Kurtin ose zyrtarë të kësaj partie dhe sipas saj nuk ka ndryshuar qëndrim nga mënyra si ka votuar herët e fundit.

Ajo tha se sot nuk ka votë në Kuvend.



“Unë nuk ndryshoj qëndrim prej herës së fundit... Kurgjo nuk ka ndryshuar mes partisë sime dhe Vetëvendosje dhe nuk kam asnjë arsye me reagu brenda kuvendit ndryshe, qysh kam reagu herën e fundit... Për presidentin ende nuk kemi folur me asnjë parti. Unë jam duke pritur çka ka me ndodh se nuk kam informacion. Mes meje dhe Vetëvendosjes nuk ka besim. As ata nuk besojnë qysh unë funksionoj e punoj dhe as unë nuk kam besim... Sot nuk votoj asgjë...”, tha ajo.