LAJMI I FUNDIT:

Hasi: Short i vështirë në Ligën e Kampionëve

Hasi: Short i vështirë në Ligën e Kampionëve

Juventusi, Barcelona dhe Sportingu i Lisbonës, short më të vështirë për Besnik Hasin dhe Olympiakosin e tij në grupet e Ligën e Kampionëve nuk mund të kishte.

Trajneri shqiptar e mbajti premtimin që bëri gjatë momentit kur u prezantua te gjigantët e futbollit grek, se do ta kualifikonte klubin nga Pireu mes 32 skuadrave më të mira të Evropës.

Hasi ishte shprehur se do të dëshironte gjithashtu një skuadër të madhe në grupet e Champions League, por shorti i hedhur në Montecarlo këtë të Enjte nuk u tregua aspak bujar me skuadrën e trajnerit shqiptar, pasi Olympiacos do të sfidojë dy skuadrat që diskutuan mes tyre finalen e vitit 2015-të, ndërsa Juventusi shkoi deri në finalen e edicionit të fundit.

Një kundërshtar i vështirë është edhe Sportingu i Lisbonës dhe kalimi i grupit bëhet një mision i pamundur për Olympiacosin.

Në një intervistë ku foli për shortin e Championsit Hasi theksoi se përballjet ndaj Barcelonës dhe Juventusit do të jenë një eksperiencë e bukur për futbollistët por edhe për tifozët.

Shqiptari i stolit të Olympiacosit shtoi se shorti ka qenë shumë i vështirë për skuadrën e tij, por Olympiacosi do të bëjë më të mirën për të bërë një paraqitje sa më pozitive në grupin D të Uefa Champions League dhe për të tentuar pse jo të lërë pas Sportingun e Lisbonës për t’u renditur i treti dhe për të vazhduar aventurën në Europa League. /Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori