LAJMI I FUNDIT:

Hasën në rezistencë dhe u goditën nga vetura, detaje nga lëndimi i policit në Viti

Hasën në rezistencë dhe u goditën nga vetura, detaje nga lëndimi i policit në Viti

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga rasti në fshatin Smirë të Vitisë, ku një polic u lëndua gjatë parandalimit të një rasti të kontrabandimit të mallrave.

Policia njofton se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës si rezultat i kryerjes së detyrave dhe autorizimeve zyrtare kanë arritur që të identifikojnë dhe parandalojnë kryerjen e një rasti të kontrabandimit të mallrave nga tre persona të dyshuar të përfshirë në rast.


“Me datë 14.01.2024 në fshatin Smirë komuna e Vitisë, policia kufitare ka identifikuar një automjet të dyshuar me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili njëherësh ishte duke përcjellur automjetin e dytë të dyshuar, të ngarkuar me mall të kontrabanduar, në të cilën ndodheshin edhe dy të dyshuarit tjerë meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftim.

Më tej, në komunikatë thuhet se pas përpjekjes së zyrtarëve policor për ta ndaluar veturën e dytë të dyshuar, e njëjta duke i rrezikuar seriozisht zyrtarët policorë dhe doganorë ka goditur veturën zyrtare.

Zyrtarët policorë gjatë legjitimimit të të dyshuarve, janë kanosur nga njëri prej tyre, dhe gjatë futjes në kontroll të një personi të dyshuar, një zyrtar policor ishte sulmuar, dhe ka pësuar lëndime trupore për të cilat i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Konfiskohen rreth 1300 boksa me cigare në Viti – njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht zyrtarët policorë
Lexo po ashtu Konfiskohen rreth 1300 boksa me cigare në Viti – njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht zyrtarët policorë

“Gjatë kontrollit të automjetit të dyshuar, të ngarkuar me mallra të kontrabanduara, janë hasur sasi prej 1299 paketime (boksa) të tri llojeve të ndryshme cigaresh, në sasi të përgjithshme rreth 260.000 cigare”, theksohet tutje në njoftim.

Lidhur me rastin janë kontrolluar edhe shtëpitë e banimit të njërit nga të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa automjeti i dyshuar i lartcekur dhe malli i ngarkuar janë konfiskuar për t’ju nënshtruar procedurave të mëtejme në terminalin doganor Dheu i Bardhë.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra nga Policia e Kosovës, është njoftuar prokuroria kompetente ku me urdhër të prokurorit përkatës dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë, identiteti i të cilit është i njohur për PK-në ndodhet në kërkim policor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori