LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Gjykata Kushtetuese e ka betonuar detyrimin e Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave serbe

Hasani: Gjykata Kushtetuese e ka betonuar detyrimin e Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave serbe

Është shtuar presioni ndërkombëtar për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani thotë në “Debat Plus” se Kosova nuk mund t’i ik detyrimit që ka marrë për Asociacionin.


“Aktgjykimi i Kushtetueses e ka betonuar detyrimin e Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave serbe”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Hipotetikisht edhe sikur Kuvendi të merrte vendim sipas Kushtetutës për të dalë nga detyrimi ndërkombëtarë për anulim të marrëveshjes së Asociacionit, ai detyrim përsëri ekziston pasi është futur në rendin juridik të Kosovës”.

Hasani thotë se Kosova deri më tani nuk po tregohet shtet serioz në raport me zotimet e marra në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

“Ne po kërkojmë të anëtarësohemi në OKB.  Një prej kushteve për të qenë pjesë e OKB-së apo shtet i drejt sipas ligjeve ndërkombëtare është me qenë i aftë për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare. Ne kërkesën e parë që do të bëjmë është të japim garanci të forta. Por të gjitha sjelljet tona janë shenjë se ne nuk jemi të zotë për të përmbushur detyrimet e marra ndërkombëtare”, deklaroi tutje Hasani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori