LAJMI I FUNDIT:

Hardh Fest krijon fondin humanitar “Ismajl Haxhijaha”

Hardh Fest krijon fondin humanitar “Ismajl Haxhijaha”

Organizata Joqeveritare HardhFest, ka krijuar fondin humanitar “Ismajl Haxhijaha”.

Ismajl Haxhijaha, ishte njëri nga kontribuesit e parë të Këshillit Iniciues për ri brendimin e festës së Vjeljes së Rrushit në Rahovec, në vitin 2012. Gjithashtu Haxhijaha, ishte edhe perkrahës dhe sponsorisues i shumë aktiviteteve të Hardh Festit, që nga ribrendimi.


Pas vdekjes së befasishme të Ismajlit, Bordi i Drejtorëve të Organizatës Hardh Fest ka vendos të formoj Fondin Humanitar “Ismajl Haxhijaha” dhe ky fond do të jetë i përhershëm.

Si aktivitet të parë humanitar, Bordi i Drejtorëve të Hardh Fest ka vendosur që për Pikturat e Art Sympsyum, të realizuara në kuadër të edicionit të XVI të festivalit “Hardh Fest”, të organizohet ankand për shitjen e tyre dhe të gjitha mjetet e mbledhura nga shitja e këtyre veprave artistike, do të derdhen në Fondin Humanitar Hardh Fest “Ismajl Haxhijaha”, qe do t`i dedikohet familjes së Ismajl Haxhijaha. Ndersa për detajet e ankandit, qytetarët do të informohen në ditët në vijim.

HardhFest u mbajt këtë vit me sukses të jashtëzakonshëm ku performoi ylli botëror, Joe Lynn Tuner, bashkë me disa grupe vendore.

Në këtë vit pjesëmarrës ishte edhe Ismajl Haxhijaha duke kontribuar me lokalin e tij Barcode, teksa ai ndërroi jetë vetëm dy ditë pas përfundimit të festivalit në mënyrë të befasishme pas një ataku kardiak.

Haxhijaha pos në Hardhfest ishte kontribuues i shumë aktiviteteve kulturore dhe artistike në Rahovec. /Telegrafi/

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re

Dafina Zeqiri sjell frymëzim me këngën e re "Ku ma le forcën"

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Kalo në kategori